Ballina Showbiz Blendi Fevziu: Ja çfarë do t’i bëja djemve po të më lëndonin...

Blendi Fevziu: Ja çfarë do t’i bëja djemve po të më lëndonin vajzën!

130
SHPËRNDAJE

Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë për revistën “Bordo”, ku ka folur për marrëdhëniet me vajzat e tij, veçanërisht me vajzën e madhe, Mishel.

I ngacmuar nga gazetarët lidhur me qëndrimin e tij ndaj çështjeve të zemrës së Mishel, Fevziu ka habitur jo pak kur ka thënë se nuk do merrej fare me një djalë që mund t’ia thyente zemrën asaj.

Pjesë nga intervista

A ka përplasje brezash mes jush dhe Mishel? Për çfarë debatoni më shumë?

Ka padyshim. Por nuk para kemi debate sepse është e kotë. Ajo i takon një brezi tjetër shumë ndryshe nga i imi. Gabimi më i madh është ta analizosh atë me eksperiencat e fëmijërisë sonë.

Çfarë ju bezdis apo ju bën çudi në mënyrën e jetesës së adoleshentëve të sotëm?

Disi mungesa e jetës në komunitet. I shoh që edhe kur janë bashkë janë secili me celularin e tij.

Jeni ju një baba xheloz për vajzat? Flet vajza juaj e madhe me ju për çështjet e zemrës?

Jo nuk flet. Dhe as e pyes. Por nuk jam fare xheloz.

Nëse ajo do t’ju rrëfente se një djalë e ka lënduar çfarë do të bënit ju?

Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët.

Blendi është baba që u plotëson dëshirat vajzave apo i vini limite?

Kjo hyn tek dobësitë e mia, zakonisht jua plotësoj. Natyrisht nëse janë brenda kërkesave normale.

Jeni prindi që projektoni të ardhmen e fëmijëve tuaj, apo do t’ua lini në dorë atyre?

Pa asnjë dyshim. Mund t’i këshilloj, por vendimin në fund duhet ta marrin vetë.

-----