Ballina Sport Bledi Shkëmbi: Ballkani im viktimë e aleancave, në Kosovë janë të shumta

Bledi Shkëmbi: Ballkani im viktimë e aleancave, në Kosovë janë të shumta

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Bledi Shkëmbi u shkarkua nga Ballkani pas humbjes së pësuar kundër Arbërisë, ndërkohë që ka thënë edhe fjalët e para në emisionin “Kampionët” në “Kanal 10”. Korçari e ka vënë theksin tek aleancat në futbollin dardan dhe tregon se lojtarët e vuanin shumë këtë pjesë dhe gjykimin nga arbitrat.

“Të gjithë e dimë, madje edhe ju aty në studio, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Nuk dua të justifikoj punën time, por gjërat ndodhën saktësisht ashtu siç është folur dy muaj më përpara, ekipi që del kampion dhe ekipi që del në Evropë. Në Kosovë ka aleanca të shumta dhe Ballkani është viktimë e tyre.

Më vjen keq që nuk arritëm të bënim diçka më shumë në këtë drejtim, në radhë të parë për lojtarët dhe pastaj për presidentin, i cili është një njëri shumë korrekt dhe nuk e meritonte këtë.

Nuk jam tip që dua të gjej fajtorin, pasi që fajin gjithmonë e kërkoj te vetja. Jam i kënaqur me angazhimin e gjithë futbollistëve, por ndoshta mendësia ime për të luajtur më ndryshe futboll, madje edhe nga trajneri paraprak, ka ndikuar tek ata.

Pjesa tjetër me plot bindje e them se është faktori psikologjik, i cili ishte tejet i rënduar te lojtarët dhe stafi drejtues i klubit sa i përket luftës nga jashtë, pasi jo gjithçka varej në fushë. Lojtarët e vuanin shumë këtë pjesë, sidomos atë të arbitrimit. Gjithmonë më dilte punë të kërkoja diçka më shumë nga ata”, është shprehur Shkëmbi. /abcnews.al

The post Bledi Shkëmbi: Ballkani im viktimë e aleancave, në Kosovë janë të shumta appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----