Ballina Lajme vendore BL Tërnoc formon grupin e vullnetarëve i cili do të ndihmojë 2...

BL Tërnoc formon grupin e vullnetarëve i cili do të ndihmojë 2 grupe të personave të moshuar (INFO)

2849
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Njoftim për banorët e Fshatit Tërnoc

Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc, në mbledhjen e mbajtur sonte, ka marr vendim që të formojë grupin e vullnetarëve i cili do të veproj në rrethanat e reja të krijuara nga Virusi COVID 19.

----

Puna e grupit vullnetarë do të jetë që të ofrojnë asistencë për personat e moshuar që kanë nevojë për përkujdesje, edhe atë:

– Grupi i parë ka të bëjë me personat e moshuar, që jetojnë vetëm dhe që janë në gjendje të vështirë ekonomike.

– Grupi i dytë ka të bëjë me personat e moshuar, që jetojnë vetëm, që kanë kushtet e mira ekonomike por që kanë nevojë që dikush të kryej të gjitha shërbimet e nevojshme për ta.

Bashkësia lokale e Fshatit Tërnoc i fton të gjithë personat tonë që jetojnë në Diasporë, prindërit e të cilëve jetojnë vetëm e kanë nevojë për asistencë, të lajmërohen në numrat e telefonit:

Mustaf Alishani (kryetar) +38163454258

Shefket Mustafa (sekretar) +381621349293

Bashkësia lokale e Tërnocit bënë apel tek të gjithë të moshuarit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ndërsa të tjerët të shtojnë përkujdesjen.

Nga sonte, prej orës 20:00 deri në orën 05:00 fillon të aplikohet masa për ndalimit e tërësishëm të qarkullimit të qytetarëve.

Ftohen banorët e fshatit Tërnoc të cilëve iu është caktuar masa e vetëizolimit (karantinë) që t’i përmbahen plotësisht rregullave të caktuara.

Bashkësia lokale e Fshatit Tërnoc.

----- ----