Ballina Lajme nacionale Biznesmeni u arrestua për 400 kg kokainë, avokati: Klienti im është viktimë,...

Biznesmeni u arrestua për 400 kg kokainë, avokati: Klienti im është viktimë, e futën në kurth

472
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shtatë shqiptarë të Kosovës u arrestuan sot për sekuestrimin e 400 kg kokainë e cila ishte nisur nga Brazili, kaloi në portin e Durrësit për në destinacionin final që ishte Lipjani.  Tre nga shtatë të arrestuarit janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi, shkruan Indeksonline. Besnik Berisha, i cili është avokat i njërit prej shtatë të arrestuarve u shpreh se klienti i tij është viktimë e një kurthi.

“Klienti im është viktimë. Shpresojmë se shumë shpejt do të zbardhet kurthi që i është bërë atij nga persona ende të panjohur. Ai është afarist i ndershëm, i përgjegjshëm, është ndër afaristët më serioz që ka Kosova në importimin e produkteve të mishit.

Droga e cila është gjetur në hapësirat e biznesit të tij dyshohet se është një kurth i përgatitur, ose nga konkurrenca, ose nga kriminelët të cilët e kanë porositur dhe akoma janë të lirë, sepse droga nuk ka përfunduar në destinacionin final”, tha Berisha, për portalin Sinjali.

Avokati shpreson se gjithçka do zbardhet dhe se personat që qëndrojnë prapa kësaj porosie do të identifikohen dhe arrestohen. “Unë dhe klienti im shpresojmë që sapo të jemi në kontakt me autoritetet e Brazilit, përkatësisht me dërguesin e porosisë së mishit, do të sqarohet saktë se kush janë personat potencialë të involvuar në blerjen dhe transportin e këtyre substancave.

Shpresojmë shumë që hetuesit do të arrijnë të zbardhin detaje të reja të rëndësishme për kohën e porositjes, rrugët që i ka ndjekur dërgesa, autoritetet që e kanë shoqëruar, sepse kjo kërkesë nuk ka ardhur e pa shoqëruar dhe e panjohur për institucionet e drejtësisë”, tha ai.

Berisha tha se institucionet e sigurisë dhe Prokuroria janë të vetëdijshëm dhe e pranojnë faktin që klienti i tij dhe biznesi i klientit të tij janë “absolutisht viktimë e këtij trafikimi”, por thotë se mbetet punë dhe rrugë e gjatë për ta zbuluar se kush është prapa kësaj dërgesë, e cila në treg do të arrinte vlerën e rreth 20 milionë eurove./ Abcnews.al

The post Biznesmeni u arrestua për 400 kg kokainë, avokati: Klienti im është viktimë, e futën në kurth appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----