Ballina Showbiz “Bizneset i ke nga motra prostitutë në Holandë”/ Deklarata e sikletshme e...

“Bizneset i ke nga motra prostitutë në Holandë”/ Deklarata e sikletshme e Armand Pezës

33
SHPËRNDAJE

Rubrika “Trotuar” në “E Diell” zgjedh për të trajtuar tema aktuale mbi përditshmërinë tonë. “Teknologjia për përfitimet/ abuzimet”  ishte tema mbi të cilën u diskutua këtë herë. Për të gjithë ata që e kanë parë emisionin, e dinë që zakonisht në të ftohen dhe personazhe të njohur. Këtë herë, ishte ftuar sipërmarrësi i njohur Armand Peza

Në lidhje me temën Armandi u shpreh se abuzime kanë ndodhur, si në këtë epokë të internetit, por edhe kur përfshirja e saj nuk ka qenë kaq e madhe. Gjatë fjalës së tij ai zbuloi një episod mjaft interesant, ku një person kishte aluduar mbi të.

“Ky kot bën si i devotshëm, sepse të gjitha bizneset që ka, i ka nga motra e vet që është prostitutë në Holandë, ndërkohë që unë nuk kam motër fare”, tha Armandi. Kjo histori u shoqërua me mjaft të qeshura në studio. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon duke filluar nga minuta e 7:40.