Ballina Showbiz “Bisha”/ Ledina Çelo poston pozat ‘bombë’, por zbulon se ka një…. (FOTO)

“Bisha”/ Ledina Çelo poston pozat ‘bombë’, por zbulon se ka një…. (FOTO)

184
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, duket se po e shijon këtë të enjte, pasi ka dalë për të bërë shopping.

Ledina, e cila prej vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it.

Ditën e sotme, Çelo ka publikuar një video ku shfaqet në dhomën e provës, ku shihet e veshur me një fund super të shkurtër që i nxjerr në pah këmbët elegante.

“Sa problem e kemi ne femrat kur bëjmë shopping! Futemi në mendime… “, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur me videon që ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komplimente.

Ledina Çelo është nënë e dy fëmijëve, por ka ditur mjaft mirë që të mbajë format trupore sa më elegante. Ajo është cilësuar gjithmonë se një prej femrave të skenës më tërheqëse shqiptare.