Ballina LifeBizare “Bisha” e Lamborghinit: Supermakina e parë hibride, më e shpejta dhe më...

“Bisha” e Lamborghinit: Supermakina e parë hibride, më e shpejta dhe më e fuqishmja!

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjigandi italian i prodhimit të makinave luksoze prezantoi supermakinën e vet hibride, Sian, që kalon shpejtësinë 350 km/h, shkon nga zero në 100 km/h brenda më pak se 2,8 sekondave, dhe pastaj me 819 kuaj fuqi, mund të konsiderohet si prodhimi më i fuqishëm i Lamborghinit deri më sot!

Vetëm 63 Sian do të prodhohen për nder të vitit themelues të Lamborghinit (1963), dhe secila do të kushtojë $3.6 milionë dollarë, të gjitha të personalizuara, me qëllimin të krijohen makina unike ekskluzive.

Porositë janë bërë tashmë. Krijimi i ri i Lamborghinit pritet të rrëmbejë vëmendjen në Panairin e automobilëve në Frankfurt, që çel dyert në 12 shtator.

---- ----
----
----- ----
-----