Ballina Lajme nacionale Bisedimet për Kosovën në SHBA, Putin dërgon urgjent Lavrovin në Beograd

Bisedimet për Kosovën në SHBA, Putin dërgon urgjent Lavrovin në Beograd

115
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vladimir Putin nuk ndalet pas shpalljes së takimit të Uashingtonit për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Pas telefonatës me presidentin serb Vuҫiҫ ai ka dërguar menjëherë në Beograd krahun e tij të djathtë, shefin e diplomacisë ruse, Sergej lavrov.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti sot në Beograd. Lavrov zbarkoi në aeroportin e Beogradit rreth orës 10.30 të mëngjesit ku i prit me të puthura e përqafime nga homologu i tij, serb serb Ivica Daçiç.

Takimet me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç janë duke u zhvilluar në Presidencë. Daҫiҫ ka bërë të ditur se do të bisedohet në veҫanti për takimin e Uashingtonit.

Para takimit të sotëm me Presidentin Vuçiç dhe kolegun e tij Ministrin Ivica Daçiç, Lavrov njoftoi se tema kryesore e bisedës do të ishte, pasi shpreson, propozimi i Uashingtonit që liderët e Serbisë dhe Kosovës të takohen në fund të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Në kuadër të vizitës së tij në Beograd, Lavrov është thënë se do të takohet edhe me ministrin Daçiq, si dhe me ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, me të cilin do të nënshkruajë një marrëveshje për bashkëpunim midis qeverive të Serbisë dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit.

Vizita e Lavrovit në Beograd vjen dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi dhe më pak se 12 orë para heshtjes parazgjedhore.

Një javë para vizitës së zyrtarit rus, përkatësisht më 12 qershor, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se Kosova do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë kësaj vizite.

Duke folur për pritjet e kësaj vizite, Daçiç, ka thënë një ditë më parë se “Rusia do të mbështesë çdo zgjidhje që është në interes të Serbisë dhe atë që dëshiron Serbia”.

Gazetari dhe analisti i politikës së jashtme, Bosko Jakshiç, ka thënë se shkuarja e Lavrovit në Serbi ishte paralajmëruar para njoftimit të të dërguarit special të Shtëpisë së Bardhë për negociata midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, për organizimin e një takimi në mes të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, më 27 qershor, në Uashington.

Jakshiç beson se “Rusia ka arsye për t’u shqetësuar” dhe, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (RFE), ka vlerësuar se Moska me siguri “po monitoron me kujdes përshpejtimin e ngjarjeve rreth Kosovës dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara”.

“Afrimi i çdo zgjidhjeje mund të prishë konfliktin e ngrirë, dhe konflikti i ngrirë është në thelb në interesin më të madh të Rusisë – të mbetet si një levë e ndikimit të zgjatur, kryesisht mbi Serbinë”, ka thënë mes tjerash Jashkiç.

 

 

---- ----
----
-----
-----