Ballina LifeBizare Bionde dhe me sy jeshil, ju prezantojmë me 6-vjeçaren “më të bukur...

Bionde dhe me sy jeshil, ju prezantojmë me 6-vjeçaren “më të bukur në botë” (FOTO)

162
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Alina Yakupova është 6-vjeçarja, e cila është cilësuar si “vajza më e bukur në botë”. Bionde dhe me sytë jeshil, ajo duket se i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj.

Vogëlushja nga Moska e Rusisë, e ka nisur modelimin dy vite më parë dhe tashmë numëron 22.4 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.

“Jam i sigurt që sekreti i suksesit të Alina-s qëndron jo vetëm në bukurinë e saj, por edhe në punën e palodhur dhe vetë-zhvillimin e vazhdueshëm, pavarësisht moshës së re”, është shprehur menaxheri i saj, Roman Kukhar për “Daily Mail”.

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një vogëlushe nga Rusia cilësohet si “më e bukura në botë”. Këtë ‘titull’ e zotëronte Anastasia Knyazeva, e cila ka tipare afërsisht të njëjta me Alina-n.

---- ----
----
----- ----
-----