
Ragmi Destani u lind me 21. 03. 1969 në fsh. Lluçan Komuna e Bujanocit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme fetare e kreu në Damask të Sirisë në
shkollën “ EL- FURKAN “ .
Në vitin 1989 u regjistrua në Universitetin e Al-Az`harit në Kajro në fakultetin e studimeve islame dhe
letërsisë arabe, dhe e mbaroi me sukses rekod.
Në Kairo ishte kryetar i shoqatës së studentëve të ish Jugosllavisë gjatë vitit 1991 / 1992.
Në vitin 1995 emërohet Kryetar i Këshillit të Bashkësisë islame në Bujanoc.
Po në të njejtin vit emërohet Iman dhe ligjërues në xhaminë e fshatit Lluçan, dhe pastaj në vitin 1997
emërohet Kryeimam pranë KBI –së në Bujanoc ku edhe sot e ushtron këtë detyrë.
Prej vitit 1997 e deri në vitin 2006 punoi si profesor në Medresenë e mesme “ ALAUDIN “ të Prishtinës
paralelja e ndarë në Gjilan.
Në vitin 1999 – 2003 në zgjedhjet e Bashkësisë islame të Kosovës zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame.
Në vitin 2003 – 2008 zgjedhet kryetar i kuvendit të Bashkësisë islame të Kosovës.
Ne vitin 2008 – 2013 zgjedhet antarë i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Prej fillimit të mësimit fetar nëpër shkollat shtetërore në vitin 2001, është përgjegjës për mësimin fetar në komunën e Bujanocit dhe profesor i kësaj lënde në shkollën e mesme në Bujanoc.
Në vitin 2005 mbrojti temën e magjistraturës në Universitetin Amerikan të hapur dega në Kairo, me titull: “ Vrasja dhe dënimi i saj, studime krahasimtare mes të drejtës së sheriatit islam me të drejtën zakonore shqiptare dhe ligjeve të aplikueshme në Kosovë “.
Është autor i skriptave të mësimit fetar, për të katër vitet në shkollën e mesme “ Sezai Surroi “ në Bujanoc.
Autor i shumë shkrimeve me tematika fetare, nëpër revista të ndryshme dhe faqe të internetit.
Autor i shumë emisioneve fetare në televizionet lokale dhe nacionale
Organizator i shumë tribunave shkencore dhe fetare në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Pjesmarrës në shumë tribuna dhe tryeza fetare dhe shkencore në vend dhe në diasporë.