
Libri i ri i Gates, “Si të evitojmë një katastrofë klimatike” është një guidë për trajtimin e ngrohjes globale. Gates është shprehur se nuk duhet nënvlerësuar shkalla e sfidës që kemi përpara. Sipas tij, 51 miliardë është numri i tonëve të gazrave serë që bota i shton atmosferës çdo vit. Dhe 0 (zero) është shifra ku ne duhet të arrijmë me emetimet.
Energjitë e rinovueshme si era dhe dielli mund të na ndihmojnë që të dekarbonizojmë elektricitetin por kjo është me pak se 30 % e emisioneve në total. Ne po e dekarbonizojmë edhe 70 %tjetër të ekonomisë botërore, hekurin, çimenton, sistemin e transportit, prodhimin e shumë më shumë se kaq.
Ne thjesht nuk kemi mënyra që ta bëjmë të njëjtën gjë edhe më shumë sektorë të tjerë.
Përgjigjia,shprehet Gates per BBC, do të jenë përpjekjet e inovacionit në një shkallë që bota nuk e ka parë më parë. Kjo duhet të nisë me qeveritë, argumenton ai.