Ballina Lajme nacionale Bill Clinton nesër dekorohet në Kosovë

Bill Clinton nesër dekorohet në Kosovë

27
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të nderohet me dekoratë nesër nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç bën të ditur Zyra e Presidentit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në ora 15:00.

Pas takimit të dy presidentët do të deklarohen edhe para medieve.

Clinton nesër viziton Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit, bashkë me gruan e tij Hillary Clinton, ish-sekretare e SHBA-së dhe ish-kandidate për presidente.

-----