Ballina Lajme nacionale Bill Clinton arrin në Kosovë, pritet nga Jahjaga dhe Pacolli

Bill Clinton arrin në Kosovë, pritet nga Jahjaga dhe Pacolli

56
SHPËRNDAJE

Para pak çastesh në Kosovë ka arritur ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

Ai në aeroport është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Mirësevjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ish-presidenti Clinton pasdite do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai së bashku me ish-sekretaren Medeleine Albright, do të marrin pjesë në tubimin qendror në sheshin “Skenderbej”, në shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Që të dy do të iu adresohen të pranishmëve me nga një fjalim.

-----