Ballina Lajme nacionale Bill Clinton arrin në Kosovë, pritet nga garda e FSK-së

Bill Clinton arrin në Kosovë, pritet nga garda e FSK-së

38
SHPËRNDAJE

Para pak çastesh në Kosovë ka arritur ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

Ai në aeroport është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Mirësevjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ish-presidenti Clinton pasdite do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai së bashku me ish-sekretaren Medeleine Albright, do të marrin pjesë në tubimin qendror në sheshin “Skenderbej”, në shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Që të dy do të iu adresohen të pranishmëve me nga një fjalim.

-----