Ballina Sport “Bild”, i bindur se talenti kuqezi do debutojë shpejt te Hanover: Xhevahiri...

“Bild”, i bindur se talenti kuqezi do debutojë shpejt te Hanover: Xhevahiri i mbrojtjes me ndihmën e Lalës

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ramen Çepele është një emër i cili shumë shpejt pritet të bëhet i njohur edhe për publikun gjerman.

Mbrojtësi shqiptar, pak kohë më parë vendosi rekordin si më i riu që debutonte në radhët e përfaqësueses shqiptare A. Ndërsa së shpejti pritet të debutojë edhe me ekipin e parë të Hanover, të cilit iu bashkua në verë.

Prej dy javësh ai po stëvitet me ekipin e parë, i cili mes dëmtimeve e problemeve me COVID-19, shumë shpejt mund t’i kalojë atij një fanellë titullari për të zgjidhur problemet në prapavijë në ndeshjet e Bundesligës 2.

Për këtë janë të binur edhe te e përditshmja gjermane “Bild”, ku kanë bërë një listë me emrat e rinj që ka afruar Hanover në stërvitjen me skuadrën e parë dhe ku sipas tyre, Çepele ka 80% mundësi të bëhet pjesë e grupit të profesionistëve.

“Xhevahiri i mbrojtjes me ndihmën e Lalës”, titullohet pjesa që i kushtohet Çepeles, duke u ndalur te transferimi i tij me ndihmën e ish-mesfushorit të përfaqësueses shqiptare.

“Në klub, të kuqtë janë të bindur se Ramen Çepele ka atë që nevojitet për t’u kthyer në një mbrojtës titullar. Ai ka shkruar tashmë historinë me Shqipërinë, duke bërë debutimin e tij si futbollist më i ri për shtetin e tij.

Këshilltari i tij është Altin Lala, i cili ishte gjithashtu personi i cili rregulloi transferimin e Çepeles nga Interi. Çepele ka lindur në Itali dhe ka luajtur me kombëtaret italiane të moshave. Falë këmbës së tij të majtë, Çepele mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Është mëse e mundur që ia të bëjë debutimin e tij me profesionistët shumë shpejt, Megjithatë, ka nevojë që të përmirësohet fizikisht. “Kjo është arsyeja pse ai është me ne”, janë fjalët e trajnerit Kenan Koçak”, shkruhet në pjesën e “Bild “ që i kushtohet futbollistit shqiptar.

---- ----
----
-----
-----