Ballina Lajme Bota/Rajoni Bilanci italian i pandemisë, shtim alarmant i rasteve në 24 orët e...

Bilanci italian i pandemisë, shtim alarmant i rasteve në 24 orët e fundit

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bilanci italian i pandemisë ka pësuar një përkeqësim të dukshëm në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, janë 3678 personat e infektuarve ditën e sotme, 1 mijë më shumë se në bilancin ditor të kaluar, diçka që nuk regjistrohej nga fundi i prillit. Shtohen edhe viktimat, që sot janë 31.

Kampanja është sërish rajoni më i prekur me 520 të infektuar, i ndjekur nga Lombardia me 520, ndërkohë që shifrat rriten edhe në Veneto dhe Toskana, ku te kalohen 300 të infektuarit.

Të dhënat shqetësuese kanë detyruar qeverinë italiane të shtyjnë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021.

Roma zyrtare ka marrë masa shtesë, si përdorimi i maskave i detyruar në çdo ambient publik, të jashtëm apo të brendshëm.

Personat që do të refuzojnë përdorimin  e maskave mund të përballen me gjoba deri në 1 mijë euro, por në raste ekstreme edhe arrestimin.

---- ----
----
----- ----
-----