Ballina Lajme Bota/Rajoni Bilanc dramatik të vdekurish, Franca vendi i katërt në botë më i...

Bilanc dramatik të vdekurish, Franca vendi i katërt në botë më i goditur nga koronavirusi

20
SHPËRNDAJE

Franca është bërë vendi i fundit që i shtohet listës së shteteve që kanë regjistruar më shumë se 20,000 viktima nga koronavirusi.

Tri vende të tjera që deri më tani kanë regjistruar më shumë se 20,000 vdekje janë Spanja, Italia dhe SH.B.A.

Një shifër që një zyrtar i shëndetësisë në Francë e ka quajtur “simbolik dhe i dhimbshëm”.

“Sonte, vendi ynë po kalon një moment historik, të dhimbshëm e simbolik,” tha udhëheqësi i Institutit të Shëndetit Publik në Francë, Jerome Salomon, raporton BBC.

Javën e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka zgjatur masat e izolimit atje deri më 11 maj, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

-----