Ballina Lajme Bota/Rajoni Bilanc dramatik në Itali, shkon në 1441 numri i të vdekurve nga...

Bilanc dramatik në Itali, shkon në 1441 numri i të vdekurve nga koronavirusi

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vijon të rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 175 persona, duke e çuar në 1441 numrin e të vdekurve nga virusi vdekjeprurës, deri më tani.

Nga të dhënat më të fundit të medieve fqinje, bëhet e ditur se numri i të infektuarve ka shkuar në më shumë se 21 157 persona, ndërsa kanë arritur të mposhtin virusin 1966 persona.

Numri i pacientëve të kuruar në terapi intensive është 1518, ndërsa numri i personave të kuruar në struktura spitalore është 7860.

Ndërkohë 17 750 pacientë të tjerë po kurohen në kushte shtëpie.Sipas raporteve më të fundit 11 685 pacientë me koronavisur banojnë në rajonin e Lombardisë ku deri më sot janë shënuar 966 viktima.

---- ---- ----
-----