Ballina Lajme nacionale Bilall Sherifi ende beson në mrekulli: Nisma do ta kalojë pragun

Bilall Sherifi ende beson në mrekulli: Nisma do ta kalojë pragun

8
SHPËRNDAJE

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalojë pragun, duke shkuar në 5.5 për qind.

Ai tutje ka shtuar se deri tani kanë 6 vende në Kuvend dhe janë duke pretenduar për vendin e shtatë.

“Deri tash kemi 40 mijë vota dhe pasi të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe të rregullta, fillon procesi i numërimit të votave nga diaspora të cilat na janë konfirmuar nga kandidatët tanë dhe presim të marrim mbi 3500 vota”, ka thënë ai.

Sipas llogaritjeve ai ka thënë se kanë 5.5 për qind deri në 5.7 ku sipas tij, gjashtë mandate janë të sigurta dhe mund të sigurohet edhe mandati i shtatë.

“Ne kemi adresuar disa ankesa që kanë të bëjnë me mospërputhje të votave. Ne jemi të bindur që do të kemi 6 vende të sigurta dhe jemi duke pritur mandatin e shtatë”, thotë ai.

Aktualisht koalicioni Nisma-AKR-PD sipas rezultateve të KQZ-së ka 38.433 vota ose 4.89 për qind

-----