Ballina LifeBizare Bikini dhe kostume babagjyshësh, në Australi u festua Krishtlindja më “e çmendur”...

Bikini dhe kostume babagjyshësh, në Australi u festua Krishtlindja më “e çmendur” (FOTO)

33
SHPËRNDAJE

Tymi i zjarrit dhe shiu u ndal në kohë, e tashmë banorët e Sidneit janë dyndur për në plazh për të festuar Krishtlindjen.

Duke përfituar nga kushtet e mira të motit të mërkurën në Australi, turistët zgjodhën plazhin për të shijuar rërën dhe rrezet e diellit dhe për të festuar.

Nga fotografitë e publikuara nga “Daily Mail” mund të shihni kostume babagjyshësh, fëmijë të vegjël, femra me bikini dhe qenushë që festojnë të gjithë së bashku.

Madje pushuesit kishin rregulluar edhe pemën e Krishtlindjes në rërë dhe nuk kanë hezitur që të realizojnë nga një foto pranë saj.