Ballina Lajme Bota/Rajoni Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, rëndohet bilanci në...

Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, rëndohet bilanci në Rusi

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është ulur numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se në 24 orët e fundit, në SHBA kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 685 persona.

Numri total i të vdekurve nga virusi në Amerikë ka shkuar në 54 941 vetë. Sa i përket të infektuarve, numri total i tyre në SHBA ka shkuar në 970 757 njerëz.

----

Itali, bien vdekjet

Edhe nga Italia pati lajme të mira sot. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 viktima, shifër kjo që nuk shënohej prej datës 14 mars e deri në vazhdim ku nurmi i viktimave në 24 orë ka qenë mbi 300 persona.

Dita e sotme ka regjisturar dhe 2,324 raste pozitive më shumë. Nurmi total i viktimave ka arritur më 26,644 dhe i të infektuarve 197,675.

Përkeqësohet bilanci në Rusi

Në Rusi 66 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 747.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije në vend numri i të infektuarve ka shkuar në,  80,949 ku së fundmi janë regjistruar 6,361 raste të reja.

Po ashtu mediat vendase kanë bërë me dije se në Rusi janë  6,767 shëruar dhe në gjendje kritike për jëtën janë 2,300.

----- ----