

Një njëbrirësh i bardhë është fotografuar ditët e fundit në “Parco Sempione”, “Parco Montanelli” dhe zona të tjera të qytetit.
Nëse jeni kurioz se cili ishte mesazhi i shfaqjes së kësaj kafshe mitologjike, duhet të dini se kali i bardhë ishte pjesë e një fushate marketingu guerile për të mbështetur paradën e krenarisë të së shtunës 29 Qershor.
Grupi i LGBTQ kishte ndërmend që kafshën mitologjike ta pikturonte me ngjyrat e flamurit të tyre si ylber.
Me njëbrirëshin, i cili gjatë viteve është bërë simbol i vlerave dhe të drejtave LGBTQ, u shpërnda mesazhi i fushatës: “Të drejtat. Nëse besoni, ato bëhen realitet”, si njëbrirëshi.