Besnik Berisha avokati i kryetarit të Istogut, Haki Rugova, ka thënë se ndaj klientit të tij është bërë krim nga Prokuroria e shtetit.
Avokati, tutje ka njoftuar se pasdite do të mbahet një konferencë në selinë e LDK-së.
Ai e ka akuzuar Prokurorinë për “fakte të falsifikuara”, teksa ka thënë se klienti i tij po “persekutohet” dhe se “krim po bën prokuroria e jo Hakia (Hakiu)”.
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ishte arrestuar të premten nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi e falsifikim të dokumentit zyrtar./21Media
The post Berisha: Krim bëri prokuroria, jo Hakia appeared first on RTV21.