Ballina Sport Bëri “zap” Lukakun e frikshëm, mediat italiane elozhe për Berat Gjimshitin

Bëri “zap” Lukakun e frikshëm, mediat italiane elozhe për Berat Gjimshitin

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Berat Gjimshiti është shndërruar prej kohës një pikë e fortë në mbrojtjen e Atalantës.

Një titullar i padiskutueshëm, i aftë për të dhënë kontribut edhe në fazës sulmuese. 28-vjeçari rezultoi ndër më të mirët në fushë në përballjen me Interin, edhe pse skuadra e tij nuk ia doli të shmangte humbjen.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u vlerësua me notën më të lartë (7) mes futbollistëve të Atalantës, për faktin që e mbuloi rreptë Lukakun dhe drejtoi me zgjuarsi fazën mbrojtëse të bergamaskëve.

“Ishte ndër më të mirët në fushë. Frenoi Lukakun me një ndërhyrje të bujshme, iu afrua shumë golit dhe drejtoi mbrojtjen tërë ndeshjen,” ishte vlerësimi i Goal.com për shtatlartin e lindur në Preshevë.

Berat Gjimshiti tha pas ndeshjes se Atalanta e dinte që do të ishte një ndeshje e vështirë kundër Interit:

“Pati shumë duele. Sidoqoftë, ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Do të duhej të përpiqeshim të ishim më sulmues, por e dimë fuqinë e mbrojtjes së Interit, e cila është shumë e fortë”.

Gjimshiti këtë sezon është aktivizuar në 21 ndeshje të Serisë A, në 19 prej të cilave titullar. Këtë sezon ende nuk e ka gjetur golin, ndërsa në dy edicionet paraardhëse ka mundur të tundë rrjetën në tri raste.

---- ----
-----