
Berberi i Ronaldos është goditur për vdekje me thikë në një dhomë hoteli në Zvicër. Ricardo Marques Ferreira u gjet pa jete në shtrat nga një prej pastrueseve në hotelin në Zurich të Premten.
Një 39-vjeçar është arrestuar për vrasjen e tij. I arrestuari është me kombësi braziliane.
Media portugeze Correio da Manha raportoi sot se viktima ka qenë berberi i Cristiano Ronaldo.
Berberi nga ishulli i Madeira postoi foto në mediat sociale të një fotosesioni të futbollistit në shtator 2015.
Ferreira u gjet i vdekur në shtrat me plagë të shumta thike. Arma nuk u gjet në vendin e ngjarjes ndërsa nuk duhen ende motivet e vrasjes së tij.
The post Berberi i Cristiano Ronaldos gjendet i therur me thike ne hotel appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.