Ballina Lajme nacionale Beqiri kandidat për kryetar të Prishtinës, i bindur se do të dalë...

Beqiri kandidat për kryetar të Prishtinës, i bindur se do të dalë fitues

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ismet Beqiri, dëshiron ta udhëheqë Prishtinën.

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, tërthorazi e ka goditur bashkëpartiakun e tij, Arban Abrashi, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për të parin e kryeqytetit.

----

Beqiri ka thënë se po të ishte ai kandidat për kryetar të Prishtinës, do të fitonte, duke thënë se Prishtina është shumë e rëndësishme për LDK-në dhe nuk mund secili person që ta fitojë atë.

Beqiri ka shtuar se do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, duke u shprehur i bindur se do të dalë fitues.

“Nuk e kam fshehur asnjëherë që në zgjedhjet e fundit unë është dashur që të jem kandidat i Prishtinës. E them me bindje të plotë, që po të kandidoja LDK do të fitonte në Prishtinë. Se a do të kandidojë në të ardhmen, e rëndësishme është të thuhet që unë e du Prishtinën dhe e kam për zemër. Nëse unë do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, LDK do ta rikthejë qeverisjen në kryeqytet”.

Ditë më parë edhe ish-kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi ka lënë të hapur mudnësinë që të kandidojë sërish për kryetar të kryeqytetit.

Abrashi ka thënë se këtë po ia kërkon rinia dhe anëtarsia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

----- ----