Ballina Showbiz Bën aksident moderatorja e njohur

Bën aksident moderatorja e njohur

27
SHPËRNDAJE

Aksidentet nuk kanë të ndalur dhe po rriten dita-ditës.

Dajana Shabani është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Moderatorja e ‘Ditë e re’ Dajana Shabani është aksidentuar dje më 22 qershor dhe në makinë ishte edhe vajza e saj, shkruan lajmi.net.

Gjatë rrugës, mësohet se Dajanës i pritet rruga nga një makinë, tip audi, shoferi i së cilës duket se nuk e pa fare makinën e prezantueses, në të djathtë të tij.

Për të shmangur përplasjen me makinën tjetër, sipas vetë fjalëve të prezantueses, ajo del nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj.

Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së prezantueses, e cila është dërguar më pas për riparim.

-----