Ballina Sport Belotti në qendër të merkatos, pesë klube në garë për sulmuesin e...

Belotti në qendër të merkatos, pesë klube në garë për sulmuesin e Italisë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kapiteni i Torinos, Andrea Belotti, mund të largohet në fund të sezonit. Ekipi granata nuk po kalon aspak një sezon të mirë dhe aktualisht renditet në vendin e 18-të, duke rrezikuar seriozisht rënien në Serie B.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, duke marrë shkas dhe nga situata e vështirë e klubit Belotti mund të largohet. Kontrata e italianit përfundon në vitin 2022 dhe sulmuesi nuk ka shfaqur asnjë sinjal për rinovimin e saj.

Situata e tij sigurisht që po monitorohet nga klubet e mëdha të Seria A, ku Milan, Inter, Roma e Napoli kanë shfaqur interes për 27-vjeçarin. Mësohet se edhe Atletico Madrid është në garë për Belottin, por më shumë do të mësojmë në fundin e sezonit, ku do të jetë vetë lojtari që do të vendosë për të ardhmen e tij. /abcnews.al

The post Belotti në qendër të merkatos, pesë klube në garë për sulmuesin e Italisë appeared first on Abc News.

---- ----
-----