Ballina Showbiz Bekim Jashari thyen heshtjen, flet për koncertin e Fjolla Morinës në Skenderaj

Bekim Jashari thyen heshtjen, flet për koncertin e Fjolla Morinës në Skenderaj

321
SHPËRNDAJE

Bekim Jashari reagon pas koncertit të bujshëm në Skënderaj, ka disa fjalë për Fjolla Morinën.

Koncerti i mbrëmshëm në Skënderaj vazhdon të jetë tema më e diskutuar sot në shoubiz.

Në qytetin e Skënderajt mbrëmë u mbajt një koncert, ku performoi këngëtarja Fjolla Morina, shkruan lajmi.net.

Paraqitja e këngëtares në skenë u komentua shumë, kjo për shkak të veshjes tejet provokuese para publikut.

E kontaktuar nga lajmi.net, Fjolla ka thënë ” Ylli nuk preket dot. Përderisa ti je artiste dhe me kule 12 metra nuk vishesh dot sepse Drenica ishte bërë si Prishtina aq shumë dashuri që kam marrë”.

Përmes një statusi në Facebook, ka reaguar Bekim Jasahri, i cili për paraqitjen e Fjollës thotë se është përgjegjësi e vetë asaj.

Madje, ai thotë se këngëtarja me gjasë mund ta ketë imituar Rita Orën.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I JASHARIT, PA NDËRHRJE:

“Për herë të parë po ndodhë manifestimi “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën, dhe disa prej ngjarjeve të organizuara deri më tani kanë qenë: sofra tradicionale (dy të tilla; në Skenderaj dhe Runik), panairi i veshjeve tradicionale, mini-kuizi, vizitë monumenteve tradicionale dhe të tjera aktivitete që do të zhvillohen ditë në vazhdim.

Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të biznesve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës.

Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj.

Shpresoj të keni interesim edhe për organizimet tjera në vazhdim.

Sa i takon mbrëmjes së sotme, në Sheshin tonë “Adem Jashari”, do të këndojë Leotrim Gashi.

Se si do të paraqitet ai para publikut, është përgjegjësi e tij.
Faleminderit të gjithëve!”.

-----