

Koronavirusi nuk i tremb vajzat shqiptare që bëjnë namin në Instagram. Disa ditë më parë, “Dosja.al” publikoi foto të modeles shqiptare Françeska Jaçe, e cila pozonte me verë në dorë brenda një lokali, në një kohë kur të gjithë supozohen që të jenë mbyllur prej koronavirusit.
Dje modelja kishte dalë sërish me shoqet e saj. Mikesha e saj gjatë një live në Instagram, tregoi momente nga festa brenda një lokali, ku të treja pinin verë dhe kërcenin së bashku.
Me qenushin e saj në krah, Françeska pozonte në telefonin e saj, ndërsa shoqet kërcenin me këngët e vendosura. Në një moment, modelja dëgjohet teksa thotë: Bëj një video t’ja çojmë Gregut!