Ballina Lajme nacionale Behgjet Pacolli e uron Isa Mustafën

Behgjet Pacolli e uron Isa Mustafën

60
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa është rizgjedhur sërish shef i LDK-së.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka uruar liderin e LDK’së, Isa Mustafën, për rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pacolli është shprehur se e ka telefonuar Mustafën pak pas procesit dhe ia ka uruar pozitën e të parit të LDK-së.

“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK. Uniteti i faktorit politik në vend është shumē i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, ka deklaruar Pacolli.

Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë. Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun.

-----