Ballina Lajme nacionale Behgjet Pacolli e kontrabandon në diplomaci bashkëpartiakun e tij

Behgjet Pacolli e kontrabandon në diplomaci bashkëpartiakun e tij

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Punëve të Behgjet Pacolli po e shfrytëzon kohën e mbetur në Qeveri pë Qeveri për t’i punësuar bashkëpartiakët e tij.

Behgjet Pacolli ka kontrabanduar në Shërbimin e Jashtëm një kryetar dege të partisë së tij. Ngadhnjim Makollin e ka emëruar konsull, nën arsyen se ai ishte përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të shpallur në fund të marsit të sivjetmë, ani se në listën e publikuar me të përzgjedhurit kurrkund nuk figuronte emri i tij.

Pacolli është ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe e drejton Aleancën Kosova e Re (AKR). Makolli, ndërkaq, në vitin 2017 ishte zgjedhur kryetar i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit lokale ai ishte kandidat i AKR-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, por nuk kishte mundur të merrte vota mjaftueshëm për t’u zgjedhur anëtar, shkruan Koha Ditore.

Mbështetur në një vendim që mban firmën e Pacollit, nga 1 gushti ai është dashur t’ia niste punës prej diplomati.

“Z. Ngadhnjim Makolli emërohet konsull në Misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi”, thuhet në pikën e parë të vendimit. “Z. Ngadhnjim Makolli i bëhet barasvlerësimi i gradës konsullore nga grada konsull në gradën diplomatike sekretar i parë”, vijohet në pikën e dytë.

Në preambulë të vendimit theksohet mes të tjerash se emërimi është bazuar “edhe në propozim të komisionit përzgjedhës të panelit intervistues, në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme më datë 12.3.2019 për zyrtar të Misionit Diplomatik”.

---- ----
----
----- ----
-----