Ballina Lajme nacionale Bëhet burg për Ilirin dhe Monikën? Rama: O fakira mos i bini...

Bëhet burg për Ilirin dhe Monikën? Rama: O fakira mos i bini ligjit me kokë!

11
SHPËRNDAJE

Pritja me protesta në çdo cep të Shqipërisë ku shkon e bën fushatë duket se i ka lënë shije të hidhu kryeministrit Edi Rama, i cili i ka sulmuar sot nga Përmeti të gjithë ata që sipas tij janë fakira e budallenj që ndjekin PD e LSI.

Sipas shefit të qeverisë, këta (referuar ish-deputetëve të PD” po flenë rehat në shtëpitë e tyre, kurse militantët që tërheqin pas vetes po burgosen se i bien murit të ligjit me kokë.

“Shkuan i morën votat demokratëve dhe në vend se të rrinin në Parlament dhe të ishin zëri i kritikës, i dogjën mandatet dhe thanë do bëhemi popull. Por nuk u bën popull, se u futën mes turmave dhe nxitën çakërdisjen të më budallenjve dhe më të sinqertëve dhe i hodhën ti bien murit të ligjit me kokë. Edhe jo më larg se dje disa nga këta fakirë, budallenj mbetën sërish në burg. Ndërkohë që ai që ishte atje (Bardh Spahia) doli para gjykatës dhe tha unë skam lidhje vajta t’i qetësoj, dhe doli shkoi në shtëpi. Ndërkohë që ishte ai që i çoi atje për të djegur. Këta iu çojnë vetë atje dhe pastaj thonë dolëm ti qetësojmë”, tha Rama.

Dhe pyetja drejtuar turmës nga kryeministri ishte: “Po a shkohet në burg për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën?”.

“Të lësh familjen, fëmijët, prindërit dhe të shkosh në burg se në filxhan ka dalë që s’do ketë zgjedhje më 30 qershor. Shkojnë e bëjnë burg për Ilir Metën. Si mund të dalësh e të bësh burg për të mbrojtur antidekretin qesharak dhe skandaloz të Ilir Metës? Zgjedhjet në 30 qershor s’janë të miat, as tonat por janë të popullit. S’i ka caktuar as Ilir Meta, por i ka caktuar Kushtetuta, ligji zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, shtoi Rama.

-----