Ballina Lajme nacionale Bëhen numrat për shpërndarjen e Kuvendit, edhe LDK i ka çuar nënshkrimet

Bëhen numrat për shpërndarjen e Kuvendit, edhe LDK i ka çuar nënshkrimet

11
SHPËRNDAJE

Kuvendi gati i ka numrat për t’u shpërndarë, edhe LDK i ka çuar nënshkrimet.

Nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit i kanë dorëzuar partitë shqiptare në Kuvend të pozitës dhe opozitës, përpos PDK-së. E së fundi nënshkrimet për shpërbërjen e kësaj legjislature i ka dorëzuar edhe Grupi Parlamentar i LDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se dje kanë dorëzuar nënshkrimet e 25 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka shkruar se seanca e datës 22 gusht do të jetë e fundit dhe zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më parë.

“Sipas dakordimit te arritur ne mbledhjen e fundit te Kryesise se Kuvendit, dje kemi dorezuar nenshkrimet e 25 deputeteve te Grupit Parlamentar te LDK-se. Seanca e dates 22 gusht 2019 do te jete seanca e fundit e kesaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet te caktohen sa me pare qe eshte e mundshme, brenda afatit kushtetues”, ka shkruar Hoti në Facebook.

VV, PSD, AAK ditë më parë kishin dorëzuar nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit, kurse sot një gjë të tillë e ka bërë edhe Nisma për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës së caktuar për 22 gusht për shpërndarjen e legjislaturës së VI dhe votimin e marrëveshjes së IPA-s që i sjell shtetit 90 milionë euro.

“Në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja, si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI. Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!”, ka shkruar Sherifi.

-----