Ballina Lajme nacionale Befason Thaçi/ “Nëse Kushtetuesja vendos pro Vetëvendosjes, i gatshëm të jap dorëheqje”

Befason Thaçi/ “Nëse Kushtetuesja vendos pro Vetëvendosjes, i gatshëm të jap dorëheqje”

120
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha për Rubikon se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e dekretit për mandatimin e Hotit.

“Unë do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha partitë politike duhet ta respektojnë, shoqëria duhet ta respektoj dhe duket të mësohemi t’i respektojmë vendimet edhe kur nuk na pëlqejnë. Me besim të plotë dhe të rekomandimeve të të gjithë këshilltarëve kam vepruar në këtë drejtim, mendoj që kam të drejtë, por Gjykata Kushtetuese është ajo që e jep verdiktin, jo unë askush tjetër. Nga ana ime çfarë do që të jetë vendimi do të jetë i respektuar”, tha Thaçi

Presidenti ka theksuar se mban përgjegjësi të plotë me vendimin që mund të nxirret nga Gjykata Kushtetuese, të cilat thotë se i merr përsipër.

“Jam i gatshëm t’i marr përsipër pasojat siç kam qenë i gatshëm t’i marrë përsipër edhe përgjegjësitë me dekretimin e Hotit, jam i gatshëm t’i marrë përgjegjësitë e vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese. Unë nuk jam nga ata që kam ikur nga përgjegjësitë dhe këtë e deklaroj edhe publikisht para qytetarëve, por do të ishte me interes që të gjithë ta respektojnë sepse është në interes të shtetit”, tha ai.

“Do t’i respektoj në plotësi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, unë besoj në vendimmarrjen time, por në të njëjtën kohë zotohem për respektim të plotë të Gjykatës Kushtetuese”.

I pyetur se a do të japë dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese vendosë se është bërë shkelje me dorëzimin e dekretit, Thaçi tha se ky është një çmim të cilin ai është i gatshëm ta paguaj.

“Nuk e di çfarë vendimi do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese,  nuk i di opinionet e tyre, ata duhet t’i lëmë të qetë, por nëse duhet me pagu çmim presidenti i vendit vetëm që vendi të ecë përpara”, theksoi presidenti Thaçi.