Ballina Lajme nacionale Befason Nard Ndoka: Molotovi të jep adrenalinë!

Befason Nard Ndoka: Molotovi të jep adrenalinë!

69
SHPËRNDAJE

Përdorimi i molotovit në protestat e opozitës është dënuar nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe aleatët e tij.

Mirëpo, Nard Ndoka ka tjetër mendim për këtë çështje. Në një intervistë televizive, ish-deputeti ka deklaruar se molotovi të jep adrenalinë.

Ai nuk përdoret thotë Ndoka për të dëmtuar kryeministrin, por për ta bërë sa më të fortë mesazhin e opozitës.

“Molotovi të jep një lloj adrenaline në protesta, si një ndeshje në stadium. Molotovi nuk i bën gjë Kryeministrit, pasi ai i ka mbyllur veshët. Përveç dyllit, ka futur edhe gishtat”, deklaroi Nard Ndoka.

-----