Ballina Lajme nacionale Befason Kurti/ Gati për dialog me Serbinë

Befason Kurti/ Gati për dialog me Serbinë

52
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm të rifillojë dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Brukseli. Gjatë një vizite tek prodhuesit vendorë në Suharekë, Kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe se ai po përgatit fillimin e dialogut.

“Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës”, deklaroi shefi i ekzekutivut kosovar. Sa i përket kohës se kur do të mund të mund të ndodhë kjo, Kurti sqaroi se është në dorën e Brukselit.

“Varet prej Brukselit, kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar, Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, ka thënë Kurti, kur është pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun.