Ballina Lajme nacionale Becker tregon se si bëhet transformimi i FSK-së

Becker tregon se si bëhet transformimi i FSK-së

6
SHPËRNDAJE

Becker thotë se transformimi i FSK-së kërkon durim dhe angazhim.

Sot është bërë ndërrimi i Drejtorit të Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s në Kosovë.

Detyrën e ka marrë gjeneral Michael Oberneyer, të cilën e ka lënë Uwe A. Becker.

Becker në fjalën e tij ka folur edhe për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Ka qenë kënaqësi e madhe të jem pjesë e kësaj Bashkësisë Ndërkombëtare këtu në Kosovë. Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë, përkrahjen dhe miqësinë e juaj. Edhe nëse kemi misione të ndryshme, jemi të bashkuar në zotimin tonë. Ne kemi arritur marrëdhënie të shkëlqyeshme, punë në një ambient të besimit dhe transparencës, keni punuar së bashku me një qëllim të përbashkët”, ka thënë ai.

“Edhe pse është arritur shumë, mbetët shumë për të bërë, procesi i transformimit është një punë komplekse që kërkon durim dhe angazhim, por kjo është rruga e duhur e ardhshme”.

Becker ka theksuar se qëllim i tyre ka qenë zhvillimi i FSK-së, ku dhe ka përmendur të arriturat e kësaj force.

“Edhe pse është arritur shumë, mbetët shumë për të bërë, procesi i transformimit është një punë e ndërlikuar që kërkon durim dhe angazhim, por kjo është rruga e duhur”./Klankosova/

-----