Ballina Showbiz Bebe Rexha pajtohet me njeriun e zemrës

Bebe Rexha pajtohet me njeriun e zemrës

52
SHPËRNDAJE

Muaj më parë, pasi Bebe Rexha e kishte publikuar këngën “Last Hurrah”, babai i saj i kishte shkruar duke i thënë: “Më mirë ndalo së publikuar pornografi idiote sepse po më çmend. Nuk mund ta duroj më këtë”.

Babai i saj po ashtu kishte shtuar se Bebe po e turpëronte në publik dhe se është shumë i nervozuar me të.

Bebe po ashtu, aso kohe kishte vendosur të kthehej në New York për ta vizituar babanë e saj, me të cilin kishte dy javë që nuk po fliste dhe këtë e ka treguar vet përmes një interviste për TMZ.

Mirëpo tani raportet e tyre të thyera pak, duket se janë përmirësuar dukshëm.

Ajo ka postuar në Instastory në Instagram foto me babanë e saj në aeroplan privat ku dyshja duken më të afërt se asnjëherë.

The post Bebe Rexha pajtohet me njeriun e zemrës appeared first on Ballkani.

-----