Ballina Showbiz Bebe Rexha: Nëna më lindi kur ishte 18-vjeçe, u rritëm bashkë

Bebe Rexha: Nëna më lindi kur ishte 18-vjeçe, u rritëm bashkë

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha i ka bërë nënës së saj një dedikim tepër të veçantë.

Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, përmes së cilës ka bërë një përmbledhje të fotografive nga fëmijëria e saj

“Nëna ime më lindi kur ajo ishte 18-vjeçare. U rritëm bashkë, bëmë gabime bashkë. Jemi shoqet më të mirë. Ajo erdhi të më vizitojë në Ditën e Nënës dhe jam shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Kujtojmë që nëna e Bebes, Bukurije Rexha ka lindur në Amerikë nga prindër me origjinë prej Gostivarit të Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, babai i saj, Flamur Rexha, ka lindur në Dibër, por emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 21-vjeçare./abcnews.al

The post Bebe Rexha: Nëna më lindi kur ishte 18-vjeçe, u rritëm bashkë appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----