Ballina Lajme Bota/Rajoni BE paralajmëron: Rrezik konflikti mes forcave ruse dhe turke

BE paralajmëron: Rrezik konflikti mes forcave ruse dhe turke

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Jashtëm evropian, Josep Borrell, paralajmëroi për konflikte të mundshme mes forcave ruse dhe turke në Siri. Ai u bëri thirrje europianëve të gjejnë një mënyrë për të ndikuar në zgjidhjen e situatës.

“Ne jemi dëshmitarë të përplaskeve që po ndodhin mes regjimit sirian dhe forcave turke, për të mos përmendur dhe riskun e konfliktit ndërmjet ushtarëve turq dhe atyre rusë,” deklaroi Borrell në Parlamentin Europian. Kryediplomati europian ka në plan të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Fakti që blloku nuk mund të ndikojë në krizën siriane shkakton një “ndjenjë zhgënjimi” pasi BE-ja ndihet e pafuqishme. Ne vazhdimisht po u bëjmë thirrje të gjithëve që të ndalojnë sulmet ndaj popullatës civile, që të frenohet një katastrofë humanitare.

Por ne e dimë se kjo është një deklaratë parimore që nuk mbështetet nga asnjë forcë e cila mund ta verë atë në fuqi,” tha Borrell. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot se do të godasë regjimin sirian “kudo që të jetë” në rast se do të ketë sulme të reja ndaj forcave turke në Siri, dhe e akuzoi Rusinë për pjesëmarrje në një masakër civilësh në veriperëndim të vendit.

---- ----
----
-----
-----