Ballina Lajme Bota/Rajoni BE në diskutime, lëvizja e lirë vetëm përmes këtyre vaksinave të miratuara

BE në diskutime, lëvizja e lirë vetëm përmes këtyre vaksinave të miratuara

110
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një burim nga Bashkimi Europian tha për Euronews se propozimi për të pasur një “Green Pass”, përkthyer si “Kalimi i Gjelbër”, i cili do të vihet para për diskutim më 17 mars për të ndihmuar lëvizjen e lirë brenda unionit, do të jetë i mundur vetëm përmes vaksinave që janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Përse? Sepse vaksinat nga kompani të që nuk kanë marrë miratim për përdorimin e tyre nuk do të jenë të mbuluara nga klauzola e BE mbi përgjegjësinë dhe kontrollin e cilësisë së vaksinës.

Burimet gjithashtu raportojnë se komisioneri për drejtësinë, Didier Reynders, e ka bërë të qartë se vendet anëtare janë të lira që të vaksinojnë qytetarët e tyre me produkte të tjera, por ata nuk do të mund të pajisen me certifikata udhëtimi të certifikuara nëse vaksina nuk është nga një prej kompanive të cilat kanë marrë dritën e gjelbër, aktualisht Pfizer/BioNtech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Kohëzgjatja e certifikatës digjitale të gjelbër do të jetë në fuqi deri në fund të pandemisë COVID-19, tha burimi i BE, duke shtuar se testet dhe vetizolimi do të vazhdojnë të praktikohen si mundësuesit e lëvizjes së lirë. Megjithatë, vaksinimi nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë.

Certifikata do të jetë në format letre ose digjitale.

Certifikata mund të ndihmojë në rikthimin e udhëtimeve ajrore dhe mundësisht të shmangë një tjetër sezon turistik veror katastrofik, teksa industria e turizmit dhe sektorë të ekonomisë vazhdojnë të pësojnë humbje nga kufizimet.

Vendet në jug të BE të cilat mbështeten gjerësisht nga turizmi si Greqia, Spanja dhe Portugalia e kanë mbështetur sistemin, por Gjermania ka shprehur rezerva sesi mund të funksionojnë këto certifikata./Euronews

The post BE në diskutime, lëvizja e lirë vetëm përmes këtyre vaksinave të miratuara appeared first on KOHA.

---- ----
-----