Ballina Lajme nacionale BE ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për COVID-19, jashtë listës...

BE ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për COVID-19, jashtë listës Kosova

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Komisioni Evropian këtë të enjte ka bërë publike paketën prej 530 milionë eurosh në mbështetje financiare shtesë përmes Fondit te Solidaritetit të BE-se (EUSF).

Sipas kësaj pakete bëhet me dije se EUSF do të kontribuojë në përpjekjet e vendosura nga 17 shtetet anëtare, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Spanja dhe tri vendet drejt anëtarësimit Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia për të mbrojtur shëndetin publik në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Ky financim do të mbështesë një pjesë të shpenzimeve të tyre publike për pajisjet mjekësore dhe personale të mbrojtjes, mbështetjen emergjente për popullatën dhe masat e parandalimit, monitorimit dhe kontrollit të përhapjes së sëmundjes.

Paketa e ndihmës e propozuar sot përfshin gjithashtu 132.7 milionë euro të paradhënieve të marra tashmë nga Gjermania, Irlanda, Greqia, Spanja, Kroacia, Hungaria dhe Portugalia.

Kurse drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera ka njoftuar se BE-ja do t’i ndajë 13 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Solidariteti i BE-se me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 vazhdon. Komisioni i BE-së ka propozuar më shumë se 13 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për të mbuluar kostot e valës së parë të pandemisë”, ka shkruar Calavera.

Mobilizimi i pagesave përfundimtare të EUSF për 17 shtetet anëtare bazohet në një vlerësim të plotë të aplikimeve të paraqitura, duke siguruar qëndrueshmëri në qasjen dhe trajtimin e barabartë.

Kontributi financiar i propozuar nga Komisioni tani duhet të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian. Ndihma financiare do të shpërndahet për vendet aplikuese, ndërkohë vihet re se Kosova nuk është pjesë e kësaj liste. /abcnews.al

 

The post BE ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për COVID-19, jashtë listës Kosova appeared first on Abc News.

---- ----
-----