Ballina Lajme nacionale BE kërkon nga Kosova krijimin e Qeverisë së re dhe vazhdimin e...

BE kërkon nga Kosova krijimin e Qeverisë së re dhe vazhdimin e dialogut

5
SHPËRNDAJE

Kosova ende nuk e ka krijuar Qeverinë e re.

Bashkimi Evropian po vazhdon të inkurajojë vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici ka thënë për gazetën serbe ‘Blic’ se BE-ja do të vazhdojë ta udhëheq procesin e dialogut.

Ai ka theksuar se për të rinisur ky dialog, Kosova duhet ta heq taksën e vendosur ndaj Serbisë.

“BE kërkon formimin e një qeverie të re në Prishtinë dhe vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar. BE do vazhdojë të udhëheq këtë proces të themeluar nga Kombet e Bashkuara dhe të mbështetur nga vendet anëtare të BE-së. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka njoftuar se së shpejti do vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Por, tarifat duhet të hiqen”, ka deklaurar Fabrici.

Fabrici ka theksuar se hapja e kapitujve të BE-së për Serbinë varet edhe nga përparimi në dialog me Kosovën.

----- ----- ----- -----