Ballina Lajme nacionale BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë, për Fondin...

BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë, për Fondin solidar nuk i plotësoi kriteret

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 11 mars – Bashkimi Evropian ka siguruar ndihmë të qëndrueshme për Maqedoninë e Veriut në përballje me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë. Lidhur me Fondin për solidaritet të BE-së, sipas njohurive tona, Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur kriteret e vendosura në momentin e aplikimit.

Këtë e thekson Delegacioni i BE-së në vend në përgjigjen e pyetjes së MIA-s, lidhur me reagimet se Maqedonia e Veriut nuk është mes vendeve që do të marrin mjete nga pakoja e ndihmës financiare prej rreth 530 milionë euro si mbështetje shtesë në kuadër të Fondit solidar të BE-së.

“BE ka siguruar ndihmë të qëndrueshme për Maqedoninë e Veriut për përballje me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë. Konkretisht ka siguruar 226 milionë euro për mbulimin e materialeve dhe pajisjeve mjekësore, për mbështetje të grupeve të rrezikuara, bizneseve dhe të papunëve, si dhe ndihmës mikrofinanciare”, theksojnë nga Delegacioni i BE-së për MIA-n.

Rikujtojnë se më parë janë siguruar edhe 70 milionë euro për furnizimin e vaksinave dhe pajisjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo vjen si plotësim ndaj Planit ekonomik dhe investues i dizajnuar për mbështetje të rikuperimit afatgjatë të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej nëntë miliardë euro”, shtojnë nga delegacioni i BE-së.

The post BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë, për Fondin solidar nuk i plotësoi kriteret appeared first on KOHA.

---- ----
-----