Ballina Lajme Bota/Rajoni BE, gati për “Digital Green Pass”: Kështu shpëtojmë nga mosmarrëveshjet COVID!

BE, gati për “Digital Green Pass”: Kështu shpëtojmë nga mosmarrëveshjet COVID!

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Komisioni Evropian do të diskutojë certifikatat e vaksinimit të koronavirusit

Komisioni Evropian do të diskutojë në muajin që sapo ka hyrë ligjin e Bashkimit Evropian mbi certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit.

“Këtë muaj, ne do të paraqesim një projekt-ligj mbi ‘Digital Green Pass’,” tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter.

Ky është i ashtuquajturi ‘Digital Green Pass’, të cilin Bashkimi Evropian dëshiron të prezantojë si një sistem të përbashkët çertifikimi që duhet të nisë në qershor të këtij viti në mënyrë që të sigurojë prova se një person është vaksinuar kundër koronavirusit, ka marrë infeksionin ose sapo është testuar, sepse ende nuk ka qenë në një mundësi për të marrë vaksinën.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer shpjegoi se “Digital Green Pass” do të përmbajë rezultate mjekësore për të lehtësuar udhëtimet brenda Bashkimit Evropian.

Propozimi i Komisionit Evropian ka për qëllim të rrisë ndikimin e BE mbi kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Shtetet Anëtare për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Mbyllja e kufijve dhe kufizime të ndryshme të udhëtimit kanë shkaktuar mosmarrëveshje midis vendeve anëtare të BE dhe janë kritikuar nga Komisioni Evropian.

---- ----
----
-----
-----