Ballina Lajme nacionale BE bën thirrje të re për ta hequr taksën

BE bën thirrje të re për ta hequr taksën

15
SHPËRNDAJE

Taksa kundër Serbisë vazhdon të diskutohet.

Një vit e një ditë pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjës, BE-ja bëri thirrje të re për ta hequr atë.

Madje, shefja e Unionit për Kosovë, Natalia Apostolova tha në një intervistë për Klan Kosova se ky duhet të jetë një vendim urgjent i qeverisë së re, partnerët e së cilës kanë paralajmëruar reciprocitet të plotë me Beogradin, por jo edhe me Sarajevën.

Ajo shtoi se BE ka thënë gjithmonë se mbajtja e taksës është kundërproduktive dhe cenon Marrëveshjen Cefta ndërsa e bëri fajtore edhe Serbinë.

----- ----- ----- -----