Ballina Sport Bayern Munchen nuk përmbahet, shënon 23 gola në miqësore

Bayern Munchen nuk përmbahet, shënon 23 gola në miqësore

9
SHPËRNDAJE

Bayern Munchen është treguar i pamëshirshëm në përballjen miqësore të ditës së sotme ndaj modestëve të Rotac-Egern, teksa i ka shpartalluar këta të fundit duke u shënuar plot 23 gola.

Një rezultat qesharak, teksa rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, i cili u transferua pak kohë më parë nga skuadra e Shtutgardit te kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Sulmuesi e nisi sfidën si titullar, përkrah Robert Lewandowskit, teksa shënoi golin e dytë për Bayernin në minutën e 8-të të ndeshjes.

The post Bayern Munchen nuk përmbahet, shënon 23 gola në miqësore appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.