Ballina Sport Bayern Munchen huazon nga Interi kroatin Ivan Perisiç

Bayern Munchen huazon nga Interi kroatin Ivan Perisiç

9
SHPËRNDAJE

Rekordmenët e Bundesligës, Bayern München, ka huazuar kroatin Ivan Perisiç nga Interi. Klubi bavarez njoftoi se futbollisti 30-vjeçar është huazuar për një vit me opsion për ta blerë.

Sipas mediave italiane pretendohet se klubi gjerman ka paguar 5 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa në rast se e transferon do të paguajë 20 milionë euro.

Perisiç sezonin e kaluar me Inter luajti në 45 ndeshje dhe shënoi 9 gola. Huazimi i Perisiç erdhi pasi Bayern dështoi të firmosë me anësorin e Manchester City, Lorey Sane, i cili njëkohësisht edhe u dëmtua pak ditë më parë, duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gju.

The post Bayern Munchen huazon nga Interi kroatin Ivan Perisiç appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.