
Ndodh gjithçka në Kupën e Gjermanisë në ndeshjen mes të zotërve të shtëpisë të Hostel Kielit dhe Bayern Mynih.
Kampionët e Gjermanisë dhe fituesit në fuqi të Kupës, të cilët ishin dhe më të kuotuarit, janë eleminuar me penallti pasi kanë barazuar 2-2 pas 120 minutash.
Një goditje e beftë dhe e shëmtuar për Kampionët e Europës që, pas ndeshjes, nuk e kanë përtypur mirë atë që ka ndodhur.
Mbi të gjitha Thomas Muller që është parë duke debatuar me një gazetare me tone të larta në momentin e intervistës.
Sikurse raportojnë Bild dhe Metro, futbollisti i Bayern Mynih, dukshëm ende shumë i nxehur për provën dhe rezultatin e të tijve ka dhënë një goditje dhe një përgjigje edhe më nervoze me tone të larta me intervistuesen:
“Më pyesni se çfarë mendoj tani?”, ka thënë Muller.
“Por nëse je duke qeshur si mund të të përgjigjem”, ka vazhduar lojtari në sulmin ndaj gazetares.
Nga ana e saj intervistuesja është mbrojtur: “Nuk jam duke qeshur. E kuptoj momentin tënd, por nuk jam duke qeshur”.
Muller megjithatë nuk hoqi dorë nga akuza, duke rritur presionin: “Sigurisht që je duke qeshur, je duke e bërë”.